Cakaj kërkon që Kosova të anëtarësohet në Këshillin Evropian

LAJME

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj në një mbledhje virtuale të Ministerialit të 130’të të Komitetit të Ministrave, ka paraqitur kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian


Cakaj e tha këtë gjatë fjalimit të tij, duke e cekur se pavarësia e Kosovës është diçka e pandryshueshme dhe definitive.

 

‘’Ne jemi këtu për të bërë thirrje anëtarëve të Këshillit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian. Një gjë është e sigurt, ne jemishumë vonë me këtë vendim, që ka një rëndësi kritike jo vetëm për qytetarët e Kosovës por edhe për tërë organizatën. Kosova është e pavarur dhe jko është realitet i pakthyeshëm, le të pranojmë këtë gjë pasi nuk duhet shumë mund është fakt që të gjithë e dimë tanimë. Për më tepër, Gjykata Internacionale e Drejtësisë e ka thënë këtë gjë gjatë gjithë procesit, dhe rezultatet ishin të qarta, pavarësia e Kosovës është në përputhje me ligjet ndërkombëtare’’, tha ndër të tjera Cakaj.

 

Ndër të tjera ai pyeti se cila është arsyeja që Kosova nuk është ende pjesë e Këshillit Evropian.

‘’Cila është arsyeja që Kosova nuk është pjesë e Këshillit Evropian? Asnjë. Është vetëm shkaku i qeverive dhe çështjeve politike.’’
Në fund, Cakaj tha se Kosova duhet të jetë pjesë e mbledhjeve tjera të radhës, herët apo vonë.

Ai këtë e bëri të ditur edhe përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi i plotë nga Cakaj:

‘’ Sot, në mbledhjen virtuale të Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave, mes tjerash, parashtruam qartë e prerë edhe kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës !

 

Një gjë është e sigurt: mbështetja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, është jo vetëm historikisht e drejtë e politikisht e arsyeshme, por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për forcim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave e lirive themelore në Evropë.