Bizneset dhe institucionet që nuk i respektojnë masat e reja mbyllen për së paku tre muaj

LAJME

Kryeminisri i Kosovës Avdullah Hoti, lajmëroi se bizneset e institucionet që nuk i respektojnë masat e reja mbyllen për së paku tre muaj.


Hoti, ka treguar masat që janë marrë nga Qeveria e Kosovës.

 

“Masat që do t’i ndërmarrim do të jenë plotësisht sipas ligjit, por do të jenë masa ekstreme, që nënkuptojnë se nëse një restaurant, biznes, dyqan apo institucion nuk i zbaton këto masa do të ketë mbyllje totale për ato biznese së paku për tre muaj. Nuk kemi zgjidhje tjetër, jemi në situatën më të vështirë në 20 vitet e fundit”, tha Hoti.

Hoti ka thënë se numri i rasteve fatale është në rritje. Sipas tij projeksionet nga IKSHPK janë mjaft shqetësuese dhe se masat janë të domosdoshme.

Ai ka bërë të ditur se në 7 komuna përfshirë Prishtina, Podujeva, Gjakova, Peja, Gjilani, Ferizaj, Fushë Kosova ndodhen në zonën e kuqe ku do të ndalohet aktiviteti ekonomik në orën 19:00 deri në 5 të mëngjesit