BE asnjë reagim ndaj Vucicit për kërcënimet me luftë ndaj Kosovës

LAJME

Gjatë ditës së djeshme presidenti serb Aleksandar Vucic, shkaktoi shumë reagime kur kërcënoi tërthorazi me luftë ndaj Kosovës.


Por, Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e presidentit serb Vucic, i cili të enjten tha se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.

 

“Si parim i përgjithshëm, ne gjithmonë i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Kosovë dhe Serbi, dhe pjesën tjetër të rajonit, që të promovojnë atmosferë e cila do të ndihmonte stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi për Çështje të Jashtme i BE-së, Peter Stano.

 

Ndërkohë sot, Vucic është tërhequr paksa, duke thënë se deklarata e tij është keqpkuptuar se “Serbia mbetet e përkushtuar të ruajë politikën e paqes”.

Kujtojmë se deklaratat e Vucicit nxitën reagime në Kosovë, ku ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kanë kërkuar reagimin e BE-së dhe NATO-s, pas deklaratave të Vuçiqit./