Bastisja e Speciales në shtëpinë e Jakup Krasniqit, NISMA thërret konferencë të jashtëzakonshme

LAJME

NISMA Socialdemokrate ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media pas bastisjes që po ndodh prej më shumë se gjashtë orësh në shtëpinë e Jakup Krasniqit.

NISMA njofton se konferenca do të mbahet nga ora 13:30, por nuk bëhet e ditur nëse do të flasë kreu i saj Fatmir Limaj, apo ndonjë zyrtar tjetër i kësaj partie.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju njoftojmë se sot prej orës 13:30, NISMA Socialdemokrate mban konferencë për media. Data: 4 nëntor 2020 Ora: 13:30”, thuhet në njoftim.

Valon Hasani, avokat mbrojtës i Krasniqit ka deklaruar se është konfirmuar aktakuza ndaj klientit të tij.

Kujtojmë se nga ora 06:00 e mëngjesit EULEX po bastis shtëpinë e Krasniqit në Prishtinë dhe shtëpinë e tij në fshatin Negroc të Drenasit.