Avokati i Jakup Krasniqit: Bastisja e shtëpisë mund të jetë konfirmim i aktakuzës nga Gjykata Speciale

LAJME

Avokati Arianit Koci i cili e përfaqëson ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi ka thënë se bastisja e shtëpisë në orët e sotme  të mëngjesit, mund të jetë konfirmim i aktakuzën


Kështu ka deklaruar ai, ku mes tjerash e quajti këtë bastisje një spektakël i panevojshëm.

 

“Po kryhet një bastisje e cila është spektakël i panevojshëm, deri sot çdo njëri është paraqitur në speciale nuk ka pasur nevojë për një spektakël të tillë. Kjo mund të jetë konfirmim i aktakuzës por jo domosdoshmërisht”, tha ai në një emision televiziv.

 

Ndryshe, më herët Tribunali Special ka njoftuar se është duke kryer operacione në Prishtinë, teksa momentalisht është bastisur shtëpia e Jakup Krasniqit

Përmes një njoftimi për media, nga Specialja kanë thënë se detaje të tjera do të bëhen të ditura më vonë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë”, thuhet në njoftim.

Basitsje momentalisht janë duke u kryer në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.