Avokati e citon Bidenin në Gjykatën Speciale: Thaçi u quajt “George Washingtoni i Kosovës”

LAJME

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, David Hooper, ka cituar ish-zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, i cili në një vizitë në Kosovë, ish-presidentin, Hashim Thaçi, e krahasoi me ish-presidentin amerikan, George Washingtonin.


““Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, tash president i zgjedhur i SHBA-ve, e ka quajtur z. Thaçin George Washingtoni i Kosovës”, tha Hooper.

Ai po ashtu ka thënë se do të kërkojnë lirim të përkohshëm për ish-presidentin.

Hooper tutje ka shtuar se kërkesa për lirim të përkohshëm do të bëhet në javët e ardhshme.

“Unë mund ta paraqes këtu Thaçin njëri me dinjitet dhe ndershmëri, njeri që i ka shërbyer vendit në liri dhe paqe, burrë që ka arritur shumë dhe nuk i meriton këto pretendime”, ka thënë ai.