Arrihet marrëveshja mes Qeverisë dhe Manastirit të Deçanit për rrugën drejt Plavës

LAJME

Qeveria e Kosova ka njoftuar se është arritur marrëveshje për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve të cilat kalojnë nëpër Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.


Kjo sipas tyre është bërë me ndërmjetësimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mbështetjen e Ambasadorit të Italisë, Nicola Orlando dhe të Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Michele Risi.

“Kjo marrëveshje është rezultat i diskutimeve disa mujore, por konstruktive dhe frytdhënëse, midis Komunës së Deçanit dhe përfaqësuesve të Kishës Ortodokse në Manastirin e Deçanit”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

“Mekanizimi i përhershëm i implementimit dhe mbikëqyrjes (Këshilli i Implementimit dhe Mbikëqyrjes) mbështetur në Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (nr. 03/L-039) ka miratuar termet e kësaj Marrëveshjeje dhe kështu i është dhënë drita e gjelbër veprimeve të dakorduara për implementim”.

“Me arritjen e kësaj marrëveshjeje, dëshmohet se Republika e Kosovës është vend i të barabartëve, liritë dhe të drejtat e të cilëve respektohen dhe mbrohen njësoj”.