Analisti Muja: Grenell e Thaçi s’janë më, Kosova do të frymoj lirshëm

LAJME

Analisti Armend Muja, ka komentuar zhvillimet e fundit në SHBA, ku sipas të gjitha gjasave demokrati Joe Biden do të zgjidhet president i ardhshëm i Amerikës.


Muja ka shkruar në Facebook se ky është lajm i mirë për Kosovën dhe botën. Fitoren e Biden, Muja e ka ndërlidhur edhe me Qeverinë e Kosovës, derisa ka thënë se këto ishin ditë të hidhura për të, pasi siç është shprehur ai, “dy hisedarët kryesor te saj – hohstapleri Grenell dhe ish-Presidenti Thaçi nuk janë në skenë”.

Tutje, Muja ka thënë se Kosova do të fillojë të frymojë lirshëm.

“Jo Biden, President i SHBA-se: Sic pritej, Joe Biden President. Lajm i mire per boten e Kosoven. Keto dite ishin te hidhura edhe per Qeverine Hoti. Dy nga hisedaret kryesor te saj – hohstapleri Grenell dhe ish-Presidenti Thaci nuk jane ne skene. Ceshtja e Kosoves nuk eshte me e hapur, ajo eshte e mbyllur. Kosova do te filloj te frymoj lirshem”, ka shkruar Muja.