Ambasadori i Italisë: E vlerësoj përgjegjësinë e treguar nga Thaçi e Veseli

LAJME

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se vlerëson përgjegjësinë e treguar nga institucionet e Kosovës, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendari, Kadri Veseli, duke bërë thirrje për qetësi.


Dje ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, kanë udhëtuar drejt Hagës, pasi janë konfirmuar aktakuzat ndaj tyre nga Gjykata Speciale.

 

Për përgjegjësinë e tyre, ka shkruar sot Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

 

“Unë vlerësoj përgjegjësinë e treguar nga institucionet e #Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli dhe thirrjet për qetësi dhe respektim të Ligjit. Kjo ka të bëjë me konstatimin e përgjegjësive individuale bazuar në zotimet ndërkombëtare të Kosovës, jo me UÇK-në dhe pavarësinë”, shkroi Orlando në Twitter.

Më poshtë postimi i plotë i tij.