Ambasadori britanik në Kosovë: Do të qëndrojmë gjithmonë pranë kosovarëve

LAJME

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, gjatë ditës së sotme ka vizituar memorialin e familjes Jashari, prej ku ka thënë se vendi të cilin ai e përfaqëson do t’i përkrahë gjithmonë kosovarët.


Abott përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova sot ka kurajo që të përballet me të kaluaren duke kërkuar drejtësi për viktimat.

“Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë gjithmonë pranë intervenisimit të saj, si një kauzë për të parandaluar katastrofën humanitare dhe do të lejojë kosovarët të jetojnë të lirë. Siç kishte thënë Tony Blair më 23 mars 1999: “Nuk kemi alternativë tjetër pos të veprojme, dhe do ta bëjmë”.”, shtoi ai tutje.

 

Postimi i plotë:

Gjatë këtij mëngjesi kam vizituar memorialin e familjes Jashari, në kujtim të ngjarjeve të tmerrshme që ndodhen mbi 20 vjet më parë. Sot Kosova ka kurajon që të përballet me të kaluaren përmes sundimit të ligjit dhe të kërkojë drejtësi për viktimat. Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë gjithmonë pranë intervenisimit të saj, si një kauzë për të parandaluar katastrofën humanitare dhe do të lejojë kosovarët të jetojnë të lirë. Siç kishte thënë Tony Blair më 23 mars 1999: “Nuk kemi alternativë tjetër pos të veprojme, dhe do ta bëjmë”