Albin Kurti e merr në parti kryetarin e degës së partisë FJALA

LAJME

Ish-kryetari i degës së Partisë Fjala në Podujevë, Xhevdet Maloku, është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Maloku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

Ai ka bërë të ditur më 25 tetor që ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat brenda Partisë Fjala, e arsyeja sipas tij është që ka një kohë që është pasiv në aktivitetin politik.

Por gjatë ditës së djeshme, Maloku njoftoi se tashmë i është bashkuar VV-së, ku u prit edhe nga kryetari i partisë, Albin Kurti dhe kandidati për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Miq të dashur, më lejoni t’iu njoftoj se nga sot jam anëtarë i Lëvizjes VETËVENDOSJE. Falënderoj Kryetarin Albin Kurtin për mikpritjen e ngrohtë në familjen e madhe dhe kryetarin e ardhshëm të Podujevës Prof.Shpejtim Bulliqin.”, ka shkruar ai në Facebook.