Albena Reshitaj me nismë legjislative për hartimin e Projektligjit për Transplantimin e Organeve

LAJME

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj, ka falënderuar antarët e komisionit për vullnetin për të përkrahur nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për Transplantimin e Organeve, shkruan Gazeta Metro.

Në një postim në Facebook, Reshitaj ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka ligj për transplatimin e organeve, ku miliona euro shpenzohen jashtë vendit për të kryer operime të tilla.

Ajo tutje ka falënderuar tutje antarët e komisionit për vullnetin dhe përkrahjen në këtë nismë legjislative që është nevojë urgjente dhe e dobishme për shëndetësinë kosovare.

Postimi i plotë:

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me nismë legjislative për hartimin e Projektligjit për Transplantimin e Organeve.

Falenderojë antarët e komisionit për vullnetin dhe përkrahjen në këtë nismë legjislative që është nevojë urgjente dhe e dobishme për shëndetësinë kosovare.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka ligj për transplatimin e organeve, ku miliona euro shpenzohen jashtë vendit për transplatim të organeve dhe kjo krijon barrë tē rëndë ekonomike për qytetarët e vendit,e veçmas ndikon në shëndetin e jetën e qytetarëve, ku shumica qytetare nuk mund ti realizojnë këto operime që kanë të bëjnë me transplatimin e organeve!