AKP i dorëzon Komisionit Parlamentar dhjetëra pako me dokumente të privatizimit dhe shitjes

LAJME

Dhjetëra pako me dokumente zyrtare nga Agjencia Kosovare e Privatizimit janë parë të jenë dorëzuar në Komisionin Parlamentar për Privatizim të Kuvendit të Kosovës, sot gjatë gjatë ditës.


Metro mëson se pako të shumta me dokumente rreth materialeve të shitjes janë sjellë me kombi veturë në ndërtesën e Kuvendit për Komisionin Hetimor.

 

Nga vëllimi i pakove mundë të vlerësohet se do të nevojitet kohë e gjatë për ti lexuar dhe shqyrtuar të gjitha ato materiale që janë kërkuar nga komisioni hetimor.

Komisioni hetimor kishte kërkuar nga AKP të gjitha dokumentet e shitjes duke filluar nga periudha e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit dhe deri në ditët e sotme të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, bazuar në vëllimin e dokumentacionit dhe kohën në dispozicion për hetim, komisioni do të ketë të vështirë ti shqyrtoj të gjitha këto dokument në afatin e paraparë pa pasur nevojë për kohë shtesë.