Ahmeti apelon qytetarët: Ju lus që të respektoni masat e Qeverisë

LAJME

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka apeluar edhe njëherë që qytetarë të respektojnë masat e marra nga Qeveria për shkak se numri i rasteve ka shënuar rritje të konsiderueshme


Ahmeti ka filluar ditën në rrjetin social Facebook me një apel për qytetarët, ku ka porositur ata që të mbajnë maskën, ruajnë distancën dhe të luajnë duart sa më shpesh si masë parandaluese e COVID-19.

 

“Mirëmëngjesi Prishtinë, Këtë fundjavë po e fillojmë me masat e reja restriktive të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së #covid19. Andaj, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen, ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar zbatimin e rregullave kryesore duke mbajtur distancen, maskën dhe duke pastruar duart sa më shpesh”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, nga dje Kosova ka filluar zbatimin e masave të reja të Qeverisë në të cilën Prishtina gjendet në zonën e kuqe dhe si pasojë do të përballet me masat më të rrepta./