Agim Bahtiri: Masat anti Covid nuk po respektohen në veri, qeverisë pa legjitimitet nuk i intereson ky fakt!

LAJME

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka cilësuar si joadekuate masat e reja anti Covid të marra nga Qeveria.

Bahtiri thotë se këto masa janë pa vizion dhe nuk do të prodhojnë asnjë efeketet e duhura.

Ai ka kritikuar Qeverinë dhe ka thë se këto masa janë marrë pa planifikimin e duhur.

‘Këto masa të marra pa planifikim të duhur, e që u tha se duhet të zbatohen 3 orë pasi janë marrë, tregojnë se Qeverisë së Kosovës i ka humbur rruga në parandalimin e përhapjes së COVID-19, infektimet nga i cili po rriten si pasojë e pa aftësisë së kësaj qeverie për ta menaxhuar situatën. Zaten duhet me qenë shumë optimist për të pasur pritje më të mëdha nga një qeveri jolegjitime, për të cilën nuk ka votuar populli.

Tutje Bahtiri thotëse të njëjtat nuk po respektohen në veri të vendit.

“Sidoqoftë, nëse kjo Qeveri beson se vendimi për izolim të vendit ka sukses, atëherë pse nuk po e zbaton vendimin edhe në komunat veriore të Kosovës, ku subjektet afariste atje po e vazhdojnë sot veprimtarinë e tyre normalisht dhe mund të jetë burim potencial i potencial i përhapjes së COVID-19”

Masat e djeshme të Qeverisë së Kosovës për izolimin e vendit gjatë vikendit janë masa jo adekuate, pa vizion dhe për pasojë nuk do të prodhojnë efekte të duhura për mbrojtje nga COVID-19.
Këto masa të marra pa planifikim të duhur, e që u tha se duhet të zbatohen 3 orë pasi janë marrë, tregojnë se Qeverisë së Kosovës i ka humbur rruga në parandalimin e përhapjes së COVID-19, infektimet nga i cili po rriten si pasojë e pa aftësisë së kësaj qeverie për ta menaxhuar situatën. Zaten duhet me qenë shumë optimist për të pasur pritje më të mëdha nga një qeveri jolegjitime, për të cilën nuk ka votuar populli.
Sidoqoftë, nëse kjo Qeveri beson se vendimi për izolim të vendit ka sukses, atëherë pse nuk po e zbaton vendimin edhe në komunat veriore të Kosovës, ku subjektet afariste atje po e vazhdojnë sot veprimtarinë e tyre normalisht dhe mund të jetë burim potencial i potencial i përhapjes së COVID-19.
Me mos-veprim për shtrirje të autoritetit shtetëror edhe në pjesën veriore të Kosovës, Qeveria faktikisht në mënyrë indirekte po jep sinjale si nuk i intereson sovraniteti i Republikës së Kosovës.
AB