Agim Bahtiri kritikon qeverinë Hoti: Po merr masa jo adekuate, po goditen rëndë bizneset

LAJME

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka ftuar kryetarët e komunave të marrin pjesë nesër në ora 11:00 në një takim në Asociacionin e Komunave.


Bahtiri thotë se këtë thirrje po bën për shkak se qytetarët po rezultojnë pozitiv e Qeveria po merr masa jo adekuate.

Ai thotë se nga masat e qeverisë po goditen rëndë subjektet afariste.

Postimi origjinal i tij:

Për shkak të rritjes së madhe të numrit të qytetarëve që po rezultojnë pozitiv me COVID-19 dhe masave jo adekuate të marra nga Qeveria e Kosovës, me të cilat po goditen rëndë subjektet afariste, kërkoj nga gjithë kryetarët e komunave që të marrin pjesë në takimin që do të mbahet nesër në ora 11:00 në Asociacionin e Komunave me Qeverinë e Kosovës.

Me dakordimin e të gjithëve duhet të merren masa mbrojtëse efektive për mbrojtje nga COVID-19, por që këto masa nuk guxojnë assesi t’i dëmtojnë bizneset, sepse ne nuk mund të vazhdojmë me veprime të tilla për shkak se askush nuk mund ta jep një datë kur perfundon kjo pandemi.AB