​Veteranet e UÇK-së: Aktakuzat e ngritura me shpifje nuk i bëjnë nder askujt

LAJME

Organizata e veteraneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar pas ngritjes së akuzave ndaj figurave kryesore të UÇK-së, duke thënë se këto ngjarje janë një tregues i qartë, se Evropa jo vetëm që s’ka qëllim të vë në vend drejtësi, por të bëjë pikërisht të kundërtën e saj.

Në reagimin e femrave të UÇK-së, thuhet se ngjarjet e javës së kaluar ku u bastisën, akuzuan dhe u arrestuan katër nga figurat kryesore të UÇK-së (Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi),bënë që çdo shqiptar që frymon shqip, të shprehë indinjatën e tij të thellë ndaj padrejtësive, që po i bëhen këtij populli dhe luftës së tij të drejtë për liri.

“Këto ngjarje janë një tregues i qartë, se Evropa jo vetëm që s’ka qëllim të vë në vend drejtësi, por të bëjë pikërisht të kundërtën e saj. Duke vënë në bankën e të akuzuarit UÇK-në, e cila luftoj përkrah forcave ndërkombëtare, për të shpurrur nga Kosova një regjim barbar e gjenocidial, siç ishte regjimi serb, lënë duke të lirë me qindra kriminel serb, krimet e të cilëve tanimë i dinë(njeh) tërë bota .

Ajo edhe një herë po dëshmon lojën e saj me fatin e popujve në këtë pjesë të Ballkanit ,e sidomos me popullin shqiptar të cilin në vazhdimësi e ka goditur më se dy shekuj të historisë së tij.

Ushtarët e UÇK-së asnjëherë nuk i kanë ikur drejtësisë, sepse kanë qenë të bindur për pastërtinë e kësaj lufte dhe kauzën e tyre të drejtë për liri e çlirim kombëtar.

Krenar për të kaluarën e tyre, ata asnjëherë nuk kanë hezituar t’i përgjigjen çdo gjykate dhe çdo thirrje për drejtësi. Por aktakuza të tilla të ngritura nga shpifje e të pavërteta, të fabrikuara nga një regjim barbar e gjenocidial nuk i bëjnë nder askujt.

Dhe Evropa ,,Demokratike’’ do të duhej të mendohej shumë herë para se të ndërmerrte veprime të tilla të njëanshme ,sepse, shqiptarët nuk janë më ata të para dy shekujve, ata tanimë janë një komb i fortë dhe i pathyeshëm nga këto goditje që po i bëhen pa të drejtë”, thuhet në reagim.