​Hoti flet për dialogun: Pezullimi i tij nuk i shërben interesave të Kosovës

LAJME

Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi sot se dialogu Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, nuk ka alternativë dhe se pezullimi i këtij procesi nuk i shërben interesave të vendit.


Ai gjatë një takimi me një delegacion nga Parlamenti i Zvicrës, i kryesuar nga presidentja e Parlamentit Isabelle Moret, ka thënë se Kosova me Serbinë në Bruksel po dialogojnë për arritjen e marrëveshjes finale, me njohje reciproke, në kufijtë aktual.

Sa i përket pandemisë me COVID-19, kryeministri Hoti e njoftoi Moret me gjendjen aktuale dhe masat e reja konform gjendjes pandemike në vend.

Duke folur rreth luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kryeministri Hoti tha se janë ndërmarrë hapa për riorganizimin e Policisë së Kosovës, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë, por duke insistuar gjithmonë në respektimin e ndarjes së pushteteve.

Temë e takimit ishte edhe diaspora e Kosovës që jeton në Zvicër dhe mundësitë e përfshirjes së saj në projekte zhvillimore e investime kapitale në vendin tonë.

Hoti dhe Moret u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë